Supë peshku
Supë me lëng peshku, patate, karota, mashurka, selino dhe domate, me copa tuli peshku pa hala: një nga supat e dimrit në Shqipëri.

Rreth Supës së peshkut
Në Shqipëri hahen shumë supa, sidomos në dimër, dhe mes më të pëlqyerave janë ato me patate, me lakër, me fasule dhe me peshk.
Si gatuhet
Patatet, karotat, mashurkat dhe selinoja pastrohen e priten në kubikë. Në tenxhere me vaj, mundësisht vaj ulliri, kaurdiset qepa e grirë hollë, pastaj shtohen karotat, selinoja, mashurkat dhe pak miell, dhe pasi kaurdisen, domate të freskëta të qëruara. I hidhet lëngu i peshkut, i përgatitur më parë dhe i kulluar, dhe kur merr valë shtohen patatet, që ziejnë 10–15 minuta derisa bëhen gati, me një fletë dafine. Supa rregullohet me kripë, piper e majdanoz, dhe kur hidhet në pjatë i shtohen copa tuli peshku të zier, të pastruara nga halat.
Lexoni edhe për peshkun e zier dhe koranin, që përdoret edhe për supa.
Burimet: Wikipedia (anglisht), Wikipedia (shqip). Fotot: Wikimedia Commons (autorët dhe licencat te çdo foto).
Galeria
Supë peshku në fotografi




